Site icon Telegrafi

Sizmologët finlandezë detektojnë pesë shpërthime në ujërat ruse

Sizmologët finlandezë kanë detektuar pesë shpërthime nënujore në ujërat ruse në Detin Baltik, është bërë e ditur nga Instituti Sizmologjik i Universitetit të Helsinkit.

“Kemi detektuar pesë shpërthime, më i madhi kishte fuqi shkatërruese prej 1.8 shkallë të magnitudës, e më e vogla ishte 1.3”, tha drejtori i Institutit, Timo Tiira, transmeton Telegrafi.

“Katër shpërthime u raportuan të enjten dhe një të premten në ujërat territoriale ruse në Gjirin e Finlandës”, shtoi ai, duke theksuar se ishte e qartë se ato ishin shpërthime, jo aktivitet sizmik.

Nuk dihet se çfarë i shkaktoi këto shpërthime, por ishin të ngjashme me ato që janë detektuar gjatë stërvitjeve të mëparshme detare, dhe pastrimit të minave të vjetra nga shtrati i detit.

“Kemi detektuar shpërthime në atë rajon edhe më herët, por jo shumë të fuqishme”, shtoi Tiira.

Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes nuk i është përgjigjur kërkesës së mediave që të komentoj këtë ngjarje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version