Telegrafi

Sixhadja e Muhamedit a.s. shitet për 5,5 milionë dollarë

Identiteti i blerësit nuk është zbuluar, pasi ai kërkoi të mbetej anonim, njoftoi shtëpia e ankandeve, Sotheby’s. Sixhadja ishte punuar me 2 milionë perla dhe ishte dekoruar me gurë të çmuar si diamante, zafir, apo smerald.

Sipas parashikimit fillestar, sixhadja duhej të shitej për 5 milionë dollarë. Sixhadja ishte pjesë e pasurisë së Muharazhait të Barodas, si një dhuratë për varrin e Muhamedit, por që me vdekjen e tij nuk u dërgua kurrë në Medine.