Telegrafi

Sivjet u zgjodhën Biden e Harris, por a ka qenë Trump ndonjëherë “Personi i Vitit” i revistës Time?

Revista Time emëroi presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris për “Persona të Vitit 2020”.

Çmimi i përbashkët i pa ata të mundnin finalistët e tjerë, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe presidentin Donald Trump.

Në arsyetimin e zgjedhjes së tyre thuhet se kjo është bërë “për ndryshimin e rrëfimit amerikan, për të treguar se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se tërbimet e ndarjes, për ndarjen e një vizioni shërimi në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë personi i vitit 2020 i TIME”.

Dhe sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fitorja e tyre në zgjedhjet presidenciale është bërë edhe për faktin se Time ka zgjedhur historikisht Personin e saj të Vitit për shkak të rëndësisë së tyre, në vend të meritave ose arritjeve të tyre.

Por sipas Newsweek, edhe presidenti i tanishëm Donald Trump u emërua “Person i Vitit në 2016” pas fitores së tij ndaj ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të atij viti. /Telegrafi/