Në rubrikën “Siguria në rrugë”, në “SOT” të KTV-së këtë javë është diskutuar për shtimin e numrit të aksidenteve gjatë periudhës së fundit, si dhe veprimet që po i ndërmarrin institucionet përkatëse të rendit dhe ligjit.
Mes tjerash, sipas statistika të Prokurorisë këtë vit tashmë është rritur numri i aksidenteve me fatalitet, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, u diskutua për shumë çështje që ndërlidhen me proceset ligjore, si dhe për planet e Policisë që gjendja të jetë nën kontroll.