Moskonstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë së re po prodhon efekte negative në proceset ekonomike në vend. Këtë e ka paralajmëruar ditë më parë ministri i Financave, Besim Beqaj, i cili sqaroi se ngërçi politik, në të cilin gjendet Kosova tash e tre muaj, nuk do të kalojë pa dëme në ekonomi.
Ministri Beqaj ka paralajmëruar se rritja e ekonomike e për vitin 2014 nuk do të ndodhë ashtu siç është parashikuar në fillim të vitit.
Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, rritja ekonomike e parashikuar nga Qeveria e Kosovës nuk do të mundë të arrihet dhe se do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik.
Ligjëruesi i ekonomisë në njërin prej universiteteve private në Prishtinë, Labinot Hashani, ka thënë se ngërçi politik po ka efekte shumë dimensionale dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës do të shënojë ngecje. /Zëri/Telegrafi/