Këshilli Organizativ i festivalit tradicional të vjeljes se rrushit në Rahovec, ”Hardh Fest”, në mbledhjen e fundit ka caktuar datat për mbajtjen edicionit të sivjetmë të festivalit.
“Hardh Fest” këtë vit organizohet në ditët e para të muajit shtator përkatësisht në fundjavë me 2, 3 dhe 4 shtator.
Këshilli organizativ ka vendosur po ashtu edhe për sloganin që sivjet do ta ketë festivali “PËR KOKËRR T’QEFIT”.
Aktualisht po punohet në përcaktimin e gjitha aktiviteteve për tre ditët e festivalit ndërsa sivjet do të ketë aktivitete shtesë krahasuar me vitin e kaluar.
Nuk do të mungojnë as mbrëmjet me muzikë me DJ dhe rock grupet më të njohura në vend e rajon. Për gjitha detajet dhe aktivitetet adhuruesit e “Hardh Fest” do të jetë të njoftuar me kohë.