Site icon Telegrafi

Sivjet më pak pelegrinë, në hedhjen simbolike të gurëve gjatë haxhit

Kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e COVID-19 gjatë haxhit mysliman në Arabinë Saudite gjithashtu kanë zvogëluar rrezikun e lëndimeve të turmës që kanë hedhur gurët simbolikë të pelegrinazhit në drejtim të djallit.

Para pandemisë, riti vjetor i haxhit zakonisht tërhiqte më shumë se dy milionë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota, me grumbullimin njerëzor që çonte rregullisht në incidente të rrezikshme, së fundmi një “shkelje masive” e vitit 2015 ku gjetën vdekjen dhjetëra persona.

Por këtë vit, siç shruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, vetëm një numër i kufizuar i pelegrinëve të veshur me maska hodhën guralecë në një mur – gjatë Eid al-Adha të martën (Festa e Sakrificës).

Ndryshe, për vitin e dytë me radhë autoritetet e Arabisë Saudite kanë ndaluar adhuruesit nga jashtë dhe ka lejuar vetëm 60,000 qytetarë dhe banorë të marrin pjesë në haxh. /Telegrafi/

Exit mobile version