Telegrafi

Sivjet nuk do të organizohet festivali i muzikës argëtuese ”Shkupi 2016”

Radio-Televizioni i Maqedonisë, me keqardhje njofton se është detyruar që të heqë dorë nga organizimi i edicionit të sivjetëm të festivalit të muzikës argëteuse ”Shkupi 2016”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky hap vjen pas ndalimit të emitimit të muzikës së autorëve të Maqedonisë, nga ana e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore (SHMDAM).

RTVM-ja do të respektojë ndalesëne SHMDAM-së, pa marrë parasysh, siç thonë, precedentit skandaloz medial. Njiherit RTVM-ja i falënderon të gjithë autorët dhe këngëtarët që kanë aplikuar në konkursin e shpallur për festivalin e sivletëm, me shpresë se do të ketë klimë më të mirë bashkëpunimi në të ardhmen./Telegrafi/