Sivjet nuk ka shumë, por është i cilësisë së lartë. Kështu është gjendja e rendimenteve të rrushit, të cilin vreshtarët nga Rahoveci kanë filluar ta vjelin tash e një muaj.
Në cilësinë e kokrrës së rrushit, që po thuhet të jetë më e larta në rajon, ka ndikuar i nxehti i lartë veror, pavarësisht që dimri i ftohtë u shkaktoi dëme në zonat më të ulëta të vreshtave.
Por, tani vreshtarët në treg po e kanë sfidë edhe rrushin që po vjen nga Maqedonia e Serbia. /Klan Kosova/