Arturo Vidal ka konfirmuar se te Barcelona po kalojnë nëpër një situatë të rënduar.
Humbja 8-2 ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, zbulojë vetëm një pjesë të problemeve të thella.
Shkarkimi i Quique Setien, ardhja e Ronald Koemanit, biseda telefonike e këtij të fundit me Luis Saurezin dhe letra për largim nga Lionel Messi, kanë shpërthyer brenda 15 ditëve të fundit te Blaugranasit.
Artur Vidal ka thënë se Barcelona duhet të ndryshojë strategji dhe të mos mbështetet në histori e në ADN-ën e tyre kur kanë fituar trofe në të kaluarën.
“Barça nuk mund të ketë 13 lojtarë profesionistë dhe pjesa tjetër të jetë e re”, ka thënë kiliani për Chiringuito TV.
“Nëse mendoni se ADN-ja do të fitojë gjithmonë, jeni të gabuar. Futbolli tashmë ka ndryshuar dhe ADN-ja e Barçës ka mbetur mbrapa”, ka shtuar më tej ai.
Josep Maria Bartomeut po i kërkohet dorëheqja, në mënyrë që Messi mos të largohet nga klubi pas 20 vitesh qëndrimi në Camp Nou, mirëpo kjo gjë duket se nuk e shmang vendimin e argjentinasit. /Telegrafi/