Telegrafi

Situatë tensionuese te Man United: U dashtë ndërhyrja e ndihmësit të Ten Hag që situata mos të eskalonte mes tre lojtarëve të Djajve të Kuq

Burno Fernandes ishte i zemëruar me treshen e Manchester United, Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Lisandro Martinez pas humbjes 2-0 të klubit ndaj Newcastle United.

Të dielën, Newcastle i mposhti lojtarët e Erik ten Hag për të kaluar në vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier dhe për t’u hakmarrë për humbjen e tyre në finale të Kupës Carabao.

Fitorja e Magpies ka bërë që United të bjerë në vendin e katërt, vetëm një pikë më shumë se Tottenham Hotspur në vendin e pestë, ndërsa skuadra e Ten Hag tani ka shkuar pa fitore ose pa gol në tre ndeshjet e fundit.

Lexo po ashtu Tifozët e Manchester United pretendojnë se ka një komplot kundër tyre pasi nuk iu dha një penallti

Ten Hag nuk e ka parë skuadrën e tij të fitojë një ndeshje të ligës që nga 19 shkurti dhe pas takimit holandezi tha se ishte plotësisht dakord me vlerësimin e Luke Shaë se Newcastle fitoi ndeshjen me pasion, dëshirë, uri dhe qëndrim.

Sipas Manchester Evening News, Fernandes u tërbua me disa nga shokët e tij të skuadrës në bilbilin e fundit.

Ndërsa disa lojtarë u larguan nga fusha e St James’ Park drejt tunelit, portugezi urdhëroi tre lojtarë të United që të shkonin dhe t’i falënderonin tifozët për mbështetjen.

Lexo po ashtu Strategjia e njëjtë që po e përdorë Bruno Fernandes që disa ndeshje, e acaron edhe Ten Hagun

MEN Sport raportoi se Martinez, Martial dhe Rashford, të gjithë u udhëzuan të duartrokisnin tifozët e United nga Fernandes dhe ndihmës trajneri Steve McClaren.

McClaren gjithashtu duhej të ndërhynte për të ndarë Ten Hag nga homologu i tij i Newcastle, Eddie Howe, pasi të dy trajnerët u përplasën në pjesën e dytë. /Telegrafi/