Gjithë kulturat bujqësore po vuajnë pasoja nga moti i nxehtë, pasi nuk ka lagjështi të mjaftueshme në tokë. Sipas agrometeorologëve, reshjet e shiut sot dhe nesër nuk do ta ndryshojnë shumë situatën nëse intenziteti i shiut është i ulët.
“Reshjet tani nuk ndryshojnë asgjë, na duhet më shumë shi. Kulturat pranverore janë në situatë kritike, madje katastrofale, sidomos misri. Ato hapësira që nuk janë të përfshira në sistemin për ujitje, mund të mos japin fryte”, tha Angello Angelleski nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, dëme do të pësojnë edhe vreshtaria dhe pemëtaria. Ndërsa rekomandon që të vazhdohet me ujitje.
Për vlerësim konkret se si reshjet do të ndikojnë mbi bujqësinë, ai thotë se duhet të pritet dhe të shikohet intenziteti i tyre gjatë ditëve të ardhshme./Telegrafi/