Telegrafi

Situatë kaotike në Stamboll, futet me autobus në masë dhe sulmon qytetarët me thikë – 13 të lënduar

Policia turke në Stamboll ka konfirmuar se ka arrestuar shoferin 33-vjeç të një autobusi, i cili është futur në sheshin e qytetit dhe më pas kishte sulmuar me thikë qytetarët që janë mundur ta ndalin.

Si pasojë e sulmit janë lënduar 13 persona. E në komunikatën e policisë turke, thuhet se shoferi është arrestuar pasi kishte kërcyer në det duke shpresuar se do t’i shmanget policisë dhe të arratiset nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Në mesin e të lënduarve raportohet se janë tre shtetas iranian dhe dy fëmijë. Në anën tjetër, nuk dihet nëse shoferi i autobusit e kishte ndërmarrë këtë veprim me paramendim.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaq të lënduarit dhe situatën kaotike të krijuar pas sulmit, ku shumë qytetarë kishin mbetur të tmerruar me atë çfarë kishin parë. /Telegrafi/