Telegrafi

Situatë kaotike në Shëngjin, zjarri përfshin edhe shezllonet

Përkeqësohet situata nga zjarret në Shëngjin, madje çdo orë që kalon e bën atë të pamenaxhueshme.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe rrethimin e jashtëm të një resorti si dhe çadrat e shezllonet.

Balkanweb raporton se në aksionin për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe banorë dhe subjektet private, si dhe autobotet private me ujë.

Përkeqësohet situata në Shëngjin, zjarri u përhap pranë hoteleve dhe banesave, evakuohen banorët dhe turistët

Flakët janë afruar te objektet dhe ka një shtrirje të sipërfaqe të flakëve, duke vështirësuar punën e ekipeve zjarrfikëse.