Telegrafi

Situatë kaotike në Guine, njësitet elitare publikojnë videon me të cilën pretendojnë se kanë marrë peng presidentin

Ushtarët që sot shkaktuan trazira në kryeqytetin e Guines, Conakryju, në një video të shkurtër të transmetuar në televizionin publik, kanë bërë të ditur se kanë shkarkuar qeverinë e këtij vendi.

Por, ministria e Mbrojtjes ka mohuar zërat se sulmi i grupeve rebele në pallatin presidencial të jetë përkrahur, transmeton Telegrafi.

Të shtëna armësh dhe shpërthime janë dëgjuar jo larg pallatit presidencial në Conakryju, kurse disa burime kanë bërë se prapa këtij grusht shteti qëndrojnë pjesëtarët e njësive elitare të ushtrisë nacionale nën udhëheqjen e ish-legjionarit Mahmadyja Doumbouya.

Një video e shpërndarë në rrjete sociale, pretendohet se shfaq presidentin e marrë peng, por Reuters nuk ka mundur të konfirmoj autenticitetin.

Në video pretendohet se shihet presidenti Alpha Conde, që gjendet në hapësirat e pallatit presidencial i rrethuar nga pjesëtarët e njësive speciale të ushtrisë.

Megjithatë ministria e Mbrojtjes në kumtesën e saj ka bërë të ditur se është parandaluar grusht shteti. /Telegrafi/