Site icon Telegrafi

Situatë e tensionuar në mesin e studentëve

Përfaqësuesit e Plenumit studentor sot kanë dalë me kërkesë për ndërprerjen e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit studentor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata sot kanë hyrë në hapësirat e parlamentit dhe kanë kërkuar përgjigje nga kryetari aktual, Kiril Spirovski dhe nga Komisioni zgjedhor rreth ligjshmërisë së procedurës.

Anëtarët e Plenumit argumentojnë se thirrja për kandidatë për kryetar të Kuvendit studentor është shpallur të premten e kaluar, respektivisht më 10 qershor, edhe atë në të gjithë fakultetet amë, ndërsa afati për paraqitje është deri më 19 korrik, deri kur kandidatët e interesuar mund të grumbullojnë më së paku 3.000 nënshkrime studentësh.

Me këtë, siç thonë anëtarët e plenumit, është shkurtuar afati dhe mundësia për informim të kandidatëve të interesuar dhe është shkelur e drejta për pjesëmarrje.

Sjellja e tillë sipas tyre është skandaloze sepse koha është e shkurtë, ndërsa Rregullorja për zgjedhje nuk është e disponueshëm për studentët.

Studentët kërkojnë që Rektorati dhe Senati i UKM urgjentisht të përfshihen në zgjidhjen e organizimit studentor, sepse konsiderojnë se po ndodh shkelje e rëndë dhe falsifikim i vullnetit të studentëve./Telegrafi/

Exit mobile version