Situatë e rënduar me vërshime si pasojë e reshjeve të shiut është paraqitur edhe në komunën e Deçanit.
Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj në një prononcim për Telegrafin tha se gjashtë familje kanë kërkuar ndihmë pasi që uji ka depërtuar në shtëpitë e tyre.
Tutje Ramosaj deklaroi se ura në fshatin Vranoc i vogël është duke u shembur nga vërshimet, mirëpo sipas tij situata më e rënduar është në fshatin Baballoq.
“Situata është goxha e rënduar këtu në komunën e Deçanit. Jemi duke punuar me gjashtë ekskavator nëpër terrene për ta lehtësuar sitatën e krijuar si pasojë e vërshimeve. Mirëpo nuk është kjo në dorën tonë. Diku gjashtë familje kanë kërkuar ndihmë pasi uji ka depërtuar në shtëpitë e tyre. Ura në fshatin Vranoc i vogël është duke u shembur pasi ajo urë ka probleme të njëjta sa herë që ka vërshime dhe fshati Baballoq ka më shumë telashe”, tha ai. /Telegrafi/