Telegrafi

Situatë e rëndë nga zjarri në Dropull, flakët i afrohen banesave

Është riaktivizuar sërish zjarri në Dropull pak pas mesditës së të enjtes.

Fillimisht është raportuar se flakët janë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje, por më pas, të i favorizuar edhe nga era, zjarri është përhapur me shpejtësi, shumë pranë banesave, raporton Euronews Albania.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa po hetohet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Prej ditësh, disa vatra zjarri kanë qenë aktive dhe pas ndërhyrjes edhe të helikopterit zjarri ishte lokalizuar. /Telegrafi/