Të paktën 51 persona kanë vdekur nga zjarret në rajonin Valparaiso të Kilit, thanë autoritetet lokale.
Presidenti Gabriel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se do të vërë në dispozicion “të gjitha burimet e nevojshme” për të zgjidhur këtë situatë.
Besohet se është zjarri më vdekjeprurës i Kilit deri më sot. Departamenti i Shëndetësisë ka lëshuar një alarm shëndetësor në Valparaiso, transmeton Telegrafi.
Extremely sad aftermath footage after forest fires left devastation in its wake in Viña del Mar and Valparaiso, Chile 🇨🇱
| 3 February 2024 |#IncendioForestal #ruta68 #incendioruta68 #incendio #Valparaíso #VinaDelMar #forestfire #Chile pic.twitter.com/MBAPytZjmr— DISASTER TRACKER (@DisasterTrackHQ) February 4, 2024
Ministria bëri thirrje për pezullimin e operacioneve dhe ngritjen e spitaleve të autorizuara të përkohshme në terren. Studentët e mjekësisë që janë afër përfundimit të studimeve do të punësohen për të ndihmuar në terren, njoftoi ministria në të njëjtën deklaratë.
Shërbimet e shpëtimit luftuan për të arritur në zonat më të goditura dhe ministrja e Brendshme, Karolina Toha, tha se numri i të vdekurve do të arrijë shifra shumë më të larta në orët e ardhshme.
#Chile #Wildfires
Nightmarish scenes over Valparaiso as fires rage close to the city.
Matt pic.twitter.com/1gHguTvPv9— BBC Weather (@bbcweather) February 3, 2024
Qeveria kiliane u ka bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë në zonat e prekura nga zjarret. Një 61-vjeçar banor i El Olivar e cilësoi situatën si “ferr”.
Duke folur për agjencinë e lajmeve AFP, Rodrigo Pulgar tha se u përpoq të ndihmonte fqinjin e tij, por më pas kuptoi se shtëpia e tij kishte filluar të digjej.
https://twitter.com/interesting_aIl/status/1754037589948903555?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754037589948903555%7Ctwgr%5E37885c8f02a8363934a9918fc1f5dc4e6125a110%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4350080%2Fgore-nebo-i-zemlja-katastrofa-u-cileu-besne-pozari-sve-je-vise-poginulih-prizori-su-uzasni-fotovideo
“Hiri po na binte”, shtoi Pulgar.
Ai shpjegoi se shumica e banorëve të El Olivarit janë të moshuar, dhe tha se fqinji i tij vdiq pasi nuk mund ta nxirrnin jashtë.
Wild forest fires around a densely populated area of central Chile have left at least 51 dead and destroyed about 1,100 homes. pic.twitter.com/Dz6qGAgWCD
— PressTV Extra (@PresstvExtra) February 4, 2024
Autoritetet thanë se midis 3,000 dhe 6,000 shtëpi u prekën nga zjarret. Të shtunën, ora policore u vendos në qytetet Viña del Mar, Limache, Kilpue dhe Villa Alemana. /Telegrafi/