Lojtarët e Aston Villas thuhet se i kanë thënë hierarkisë së klubit se janë të pakënaqur me fanellat me pamje të lagur të këtij sezoni, për të cilat ata pretendojnë se po ndikojnë në paraqitjet e tyre.
Sipas Daily Telegraph, trajneri Unai Emery është i vetëdijshëm për këtë çështje, me klubin që tani po punon me prodhuesin e fanellave Castore në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të shpejtë.
Ashtu si shumica e klubeve të Ligës Premier, Villa lansoi tri modelet e fanellave, por tifozët kanë vënë re se ato po lagen shpejt, ndërsa djersa e sheh atë të ngjitet tek lojtarët gjatë ndeshjeve.
Dhe mediumi britanik ka pretenduar se kjo i ka shtyrë lojtarët të ankohen, duke pretenduar se po ndikon në paraqitje. Ndërkohë ata u kanë thënë përgjegjësve të klubit se fanellat bëhen të pakëndshme dhe të rënda.
Problemi ka qenë veçanërisht i dukshëm në fanellat si vendas, të cilat shpejt bëhen shumë më të errëta se fanella e tyre origjinale gjatë ndeshjeve. Megjithatë, lojtarët thuhet se kanë pohuar se fanella e bardhë si mysafir është po aq e keqe.
Villa janë dy vjet në “marrëveshjen e tyre shumëvjeçare” me Castore dhe mbetet për t’u parë nëse çështja mund të ndikojë apo jo në atë marrëveshje. /Telegrafi/