Reperja me famë botërore, Cardi B, ka qenë prezente në MTV Video Music Awards 2019.
Ajo është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë hip-hop”, për këngën e saj “Money”.
Në party-n e organizuar pas mbajtjes së ceremonisë, Cardi është shfaqur mjaft atraktive veshur me një fustan të shkurtër.
Teksa kishte probleme me dekoltenë e hapur, bukuroshja në disa momente u ndje në siklet, pasi dukej sikur fustani po nxirrte në pah më shumë se që duhej.
Mirëpo pavarësisht kësaj, ajo arriti që ta menaxhojë mjaft mirë situatën, pavarësisht se fustani e bënte të ndihej jo komode.
Mbrëmja e MTV VMA shpërbleu me çmim edhen një shqiptare.
Bëhet fjalë për këngëtaren Bebe Rexha, e cila në këtë mbrëmje ka rrëmbyer çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers. /Telegrafi/