Site icon Telegrafi

Situatë dramatike te PSG: Kimpembe reagon pasi u hoq nga lista si zëvendëskapiten

Presnel Kimpembe është shprehur publikisht pas vendimit që Kylian Mbappe ta zëvendësojë atë si zëvendëskapiten i Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi i PSG -së, i cili ka munguar për shkak të një lëndimi në tendinën e Akilit, më parë ishte i dyti në komandë e ekipit francez pas yllit brazilian Marquinhos.

Marco Verratti është pas Kimpembes dhe Marquinhos në radhë për shiritin e kapitenit, por trajneri i PSG-së, Christophe Galtier që atëherë ka bërë një ndryshim befasuese.

Mbappe mori shiritin e kapitenit në fitoren e PSG-së 7-0 ndaj Pays de Cassel në raundin e 32-të në Kupën e Francës të hënën.

Kapiteni i PSG-së, Marquinhos, nuk u inkuadrua në atë takim dhe shikonte Mbappen nga bankina teksa shënoi pesë gola në “Stade Bollaert-Delelis”.

Duke folur pas fitores ndaj Pays de Cassel, Galtier konfirmoi se Mbappe ishte ngritur në pozicionin e zëvendëskapitenit që nga fillimi i sezonit të Ligue 1.

Lexo po ashtu PSG-së i thuhet se nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve shkaku i Messit, Mbappes dhe Neymarit

“Vendosa që ai të jetë kapiteni i dytë që nga fillimi i sezonit, ai e meriton ta ketë këtë shirit kur Marquinhos nuk është aty, sepse ai ka vendosur të qëndrojë”, deklaroi strategu i PSG-së.

“Kylian shënoi 56 gola në vitin kalendarik. Ai është një nga sulmuesit e klasit botëror, një nga më të mirët në botë”.

“Ai është i tillë. Është i krijuar për të shënuar gola, ato kanë ardhur natyrshëm pas kombinimeve me bashkëlojtarët”, vazhdoi Galtier.

Lexo po ashtu Kylian Mbappe duket se imiton gjestin e shëmtuar të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror

Kimpembe ka thyer heshtjen për vendimin e Galtier për të emëruar Mbappe si zv/kapiten.

“Gjatë orëve të fundit kam mundur të dëgjoj dhe lexoj shumë për veten time”, ka shkruar ai.

“Prandaj dëshiroj t’i bëj të qarta gjërat për të shmangur vazhdimin e përhapjes së informacionit të rremë në këtë drejtim”.

“Nuk jam vënë në dijeni të këtij vendimi, ky është krejtësisht i rremë… Thënë kështu, unë gjithmonë do të respektoj vendimet e klubit”, thuhet në reagimin e Kimpembes. /Telegrafi/

Exit mobile version