Telegrafi

Situatë dramatike në Bejrut, zjarr në port – re e zezë tymi ngritet mbi qiellin e qytetit

Në portin e Bejrutit ka shpërthyer një zjarr, pas më shumë se një muaji që kur ndodhi shpërthimi tejet i fuqishëm në këtë qytet ku si rezultat humbën jetën 191 persona.

Siç raporton Reuters, re e madhe e tymit të zi është ngritur mbi qiellin e kryeqytetit të Libanit, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka shpërthyer. E në shpërthimin e 4 gushtit që ndodhi në portin e këtij qytetit, janë shkatërruar objekteve të shumta, duke bërë rrafsh me tokë një pjesë të lagjes përreth depove të portit.

Deri më tani nuk dihet saktësisht se çfarë e kishte shkaktuar atë zjarri, ku ishin përfshirë nga zjarri mbi 3 mijë kilogram lëndë të ndryshme shpërthyese. /Telegrafi/