Telegrafi

Situatë aspak e mirë te Barcelona para përballjes me PSG-në, shtatë lojtarë duhet të kenë kujdes të madh

Të premten në mesditë është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku Barcelona do të përballet me gjigantin francez Paris Saint Germain.

Jo më pak se shtatë lojtarë të Barcelonës duhet të kenë shumë kujdes në ndeshjen e parë ndaj parisienëve, pasi nuk i kanë punët mirë me kartonët.

Pasi kanë eliminuar kampionin në fuqi të Italisë, Napolin, katalunasit tani kanë për synim ta eliminojnë edhe kampionin francez PSG.

Me ndeshjen e parë në Paris më 10 prill, shtatë futbollistë të skuadrës së Xavit do të duhet të ndjekin vijën në frontin disiplinor.

Ata janë Lamine Yamal, Andreas Christensen, Ronald Araujo, Joao Felix, Sergi Roberto, Frenkie de Jong dhe Ferran Torres të cilët aktualisht janë një karton të verdhë larg një pezullimi nga Liga e Kampionëve.

Lexo po ashtu Datat e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve

Nëse ndonjëri nga ta merr karton të verdhë në ndeshjen e parë në Parc des Princes, ata do të mungojnë një javë më vonë në Kataluni.

Pritet të jenë dy ndeshje spektakolare mes PSG-së dhe Barcelonës, ku dy skuadrat synojnë t’i shkojnë në fund garës më të madhe evropiane për klube. /Telegrafi/