Telegrafi

Situatë “apokaliptike” në Dubai, pamje që tregojnë se si e kanë pësuar veturat

Autoritetet e udhëtimit në Dubai u kërkuan sot udhëtarëve që të qëndrojnë larg aeroportit pasi Emiratet e Bashkuara Arabe u goditën nga reshjet e shiut masive në vetëm disa orë.

Qyteti-shtet i shkretëtirës dje pësoi përmbytje të tmerrshme që përmbytën aeroportin dhe shumë nga rrugët përreth, duke detyruar dhjetëra fluturime të anulohen pasi udhëtarët u grumbulluan në turmë për t’u strehuar nga shirat e rrëmbyeshëm, përcjell Telegrafi.

Pamjet tronditëse të shpërndara në mediat sociale treguan se si makinat – përfshirë edhe disa luksoze – që mbusheshin me ujë, duke detyruar qindra shoferë të braktisnin automjetet e tyre dhe të “notonin” drejt ndonjë vendi më të sigurt.

Lexo po ashtu Pamje që ngjajnë me ‘një botë apokaliptike’, pas ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit në Dubai

Madje, disa makina ishin zhytur plotësisht në ujë, me pjesën e sipërme të çatisë së tyre që mezi kalonte sipërfaqen e ujit.

Uji i shiut ishte futur gjithashtu në shtëpi, duke i shtyrë njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe në rrugë për të kërkuar strehim në strukturat më të larta.

Ndërkohë, pamjet nga brenda aeroportit – më i ngarkuari në botë për udhëtime ndërkombëtare – treguan pasagjerët duke fjetur në dysheme ndërsa të tjerët u larguan nga terminali. /Telegrafi/