Rreth 100 persona kanë vdekur për një ditë nga coronavirusi në Itali, duke e çuar numrin në 463.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Mbrojtjes Civile dhe Komisioneri i Emergjencave, Angelo Borelli, pasi deklaroi se 97 persona ndërruan jetë të dielën.
Ai ndër tjerash ka thënë se numri i të prekurve për një ditë është rritur në 1,598, ndërsa numri i përgjithshëm arrin në 7,985.
Kujtojmë se rajonet më të prekura në Itali, është ai i Lombardisë dhe Venetos.
Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, rasti i 13-të i infeksionit me coronavirus është konfirmuar sot në Kroaci.
Bëhet fjalë për një shtetas kroat që punon në Itali, i cili është shtruar në një spital në qytetin Pula, njoftoi sot Shtabi i Mbrojtjes Civile i Kroacisë.
Një rast i dytë i një personi të infektuar me coronavirus është konfirmuar edhe në Serbi.
Kështu së paku raportojnë mediat serbe, duke u thirrur në uebfaqen së Ministrisë së Shëndetësisë covid.rs. /Telegrafi/