Në baza ditore, mund të përballemi me situata të bezdisshme që mund të ndodhin pa dashje, të cilat janë të zgjidhshme vetëm se kërkojnë pak kohë.
Bored Panda i ka grumbulluar disa prej ndodhive, që iu kanë ndodhur njerëzve në baza ditore, derisa të gjithë mund të gjejmë vetën në së paku një prej tyre, transmeton Telegrafi.
Telat e ngatërruara të kufjeve, lapsi i thyer apo xhamat e lagura të syzeve, janë disa prej momenteve që bien në sy më së shumti.
Divani i dëmtuar nga kafshët shtëpiake, shumë afër objektit që shërben për gërryerje, apo shishja e barnave që nuk është hapur si duhet, janë disa prej këtyre momenteve, jo të mira. /Telegrafi/