Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, së fundmi ka nisur diskutimet me akterë të ndryshëm për situatën politike në Kosovë.
AAK gjatë këtij cikli diskutimesh që ka nisur ka diskutuar dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Tryeza e tretë do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.
Tryeza mbahet sot, më datë 24 korrik, ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/