Telegrafi

Situata në veri pengoi marrëveshjen e drejtësisë

Marrëveshja për Drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë është dashur që të zbatohet që nga 10 janari, gjë që nuk ka ndodhur edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj.

Pikërisht për ketë çështje Komisioni për Legjislacion, ka organizuar një dëgjim publik ku është ftuar Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri.

Tahiri ka thënë se kjo marrëveshje është vonuar si pasojë e tensioneve gjatë dy muajve të fundit në veri.

Ajo ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet, dhe se kjo marrëveshje është derivat i marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013, përderisa shtoi se falë dialogut ka filluar integrimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serb, të cilët kanë punuar kundër shtetit të Kosovës.

Ajo ka përmendur edhe integrimin e policisë, mbrojtjen civile që sipas Tahirit, ka qenë strukturë paramilitare, raporton KlanKosova. Tahiri ka shtuar se rekrutimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë në bazë të ligjeve të Kosovës, ndërsa para deputetëve ka sqaruar detaje teknike të organizimit logjistik të sistemit të drejtësisë në veri, në bazë të marrëveshjes së Brukselit.