Ngjarjet në Siri pritet që të sjellin krizë të re emigrantësh edhe në Maqedoni, ka deklaruar ministrja e mbrojtjes Radmila Shekerinska.
Ajo ka thënë se rastet e tilla si kjo e Sirisë nuk janë aspak në favor të vendeve të vogla siç është Maqedonia.
Sheqerinska ka shprehur nevojën për ekzistimin e një sistemi të përhershme në vend për përballjen me situata të tilla duke shtuar se është shumë e rëndësishme për vendin të jetë pjesë e sistemit për siguri kolektive.
Sulmin e ajror të forcave botërore në Siri e kanë përshëndetur duke e konsideruar si të domosdoshëm edhe autoritetet në Shqipëri dhe Kosovë.