Site icon Telegrafi

Situata në Kosovë, Basha: Qeveria jonë të bëjë më shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria që të bëjë më shumë sesa deklaratat për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë ditët e fundit nga treni serb me parullën “Kosova është Serbi”.

“Përgjigja ndaj këtij provokimi i takon në radhë të parë shtetit të Kosovës, por duhet dhe përgjigje nga Shqipëria. Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës shtoi “I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon”.

Qindra serbë protestuan dje në Mitrovicën veriore për trenin e  nisur nga Beogradi që u ndalua të hynte në Kosovë.

Atyre iu drejtua edhe zv/kryeministri dhe ministrat serbë të qeverisë së Prishtinës. Presidenti Nikoliç akuzon administratën e Obamës dhe thotë se shqiptarët duan luftë. Ndërkohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në reagimin e tij shprehet se qëllimet e Serbisë sot janë të njëjta me ato të Milosheviçit. /Tch/

Exit mobile version