Telegrafi

Situata në Kashmir, Trump: India e Pakistani ta zgjidhin me dialog

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Indisë dhe Pakistanit t’i drejtohen dialogut në lidhje me Kashmirin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez, Imran Khan.

“Presidenti rikujtoi sa e rëndësishme është për Indinë dhe Pakistanin që të reduktojë tensionet në lidhje me Kashmirin nëpërmjet një dialogu dypalësh”, njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate. /kp/Telegrafi/