Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi sot Indisë dhe Pakistanit t’i drejtohen dialogut në lidhje me Kashmirin.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez, Imran Khan.
“Presidenti rikujtoi sa e rëndësishme është për Indinë dhe Pakistanin që të reduktojë tensionet në lidhje me Kashmirin nëpërmjet një dialogu dypalësh”, njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate. /kp/Telegrafi/