Telegrafi

Situata në grupin e Kosovës, Anglia duhet ta mposhtë Republikën Çeke për t’u kualifikuar

Bersant Celina në ndeshjen ndaj Anglisë (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Kosova ka pësuar humbjen e parë në Grupin A kualifikues për ‘Euro 2020’ duke pësuar nga Anglia me rezultat 5-3. Njëherësh, kjo ishte humbja e parë pas 15 ndeshjesh për Përfaqësuesen tonë duke e ndërprerë kështu rekordin e gjatë të sukseseve.

Në këtë mënyrë, Kosova ka rënë në vend të tretë në grup, me një pikë prapa konkurrentit të drejtpërdrejtë për kualifikim, Republikës Çeke, që pas fitores ndaj Malit të Zi (0-3) është ngritur në vend të tretë.

Tri pikët e reja të Anglisë, do të thonë se Tre Luanët vazhdojnë kryesimin në Grupin me 12 pikë nga katër ndeshje të fituara. Në këtë mënyrë, anglezët janë vetëm një fitore larg kualifikimit në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

Lexo po ashtu Kosova i jep fund serisë pa humbje – mposhtet nga Anglia, por nuk turpërohet

Takimi i radhës i Anglisë është pikërisht ndaj Republikës Çeke në Pragë (më 11 tetor) dhe me fitore do të siguronte vizën për në ‘Euro 2020’.

Ndeshja e radhës e Kosovës është kundër Malit të Zi (14 tetor) në Prishtinë dhe me fitore eventuale do të rriteshin gjasat për kualifikim. /Telegrafi/

(Foto: uefa.com)