Site icon Telegrafi

Situata financiare e Juves është e paqartë, Szczesny nga të parët që mund të sakrifikohet

(Foto: Getty)

Juventusi është duke e bërë listën e ngushtë të portierëve që mund ta pasojnë Wojciech Szczesnyn në Allianz Stadium.

Kontrata e polakut është valide deri në fund të sezonit të ardhshëm (2023/2024), me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

Megjithatë, 32-vjeçari është ndër futbollistët më të paguar te Zonja e Vjetër (me rreth 13 milionë euro në sezon, sipas Tuttosport), ndërsa situata financiare e Juves është e paqartë për sezonin e ardhshëm.

(Foto: Football Italia)

Në rast se klubi detyrohet t’i ulë pagat, atëherë Szczesny do të jetë ndër të parët që do të sakrifikohen.

Lexo po ashtu Wojciech Szczesny drejt largimit, Juventusi ka tre alternativa për ta zëvendësuar polakun

Bianconerët tashmë janë duke i monitoruar dy portierë italianë, Marco Carnesecchi (aktualisht i huazuar te Cremonese nga Atalanta) dhe Guglielmo Vicario (Empoli).

Nga ana tjetër, Mattia Perin do të mbetet portier i dytë, çfarëdo që ndodh, pasi kontrata e tij është valide deri në vitin 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version