Shkarkimi i trajneri Xavi Hernandez nga Barcelona duket çështje orësh apo ditësh dhe tashmë kanë filluar të dalin në pah arsyet e largimit të tij.
Situata e Xavit është tensionuar përsëri me drejtuesit e klubit, vetëm disa ditësh pasi ai bëri një mbrapa ktheu nga vendimi i tij për t’u larguar.
Tani, trajneri spanjoll si duket tani rrezikon shkarkimi, edhe pse kur vendosi të largohej, u ‘lut’ nga drejtuesit të mbetet në Camp Nou.
Eksperti i besueshëm i transferimeve, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, pajtohet se Barcelona po planifikon të shkarkojë Xavin.
Romano ka zbuluar edhe dy arsyet më kryesore që pritet të çojnë në largimin e trajnerit 44-vjeçar.
“Fjalët e fundit të Xavit për situatën financiare dhe gjithashtu për Vitor Roquen, janë dy pikat kyçe”, ka shkruar Romano.
??? Internal talks ongoing right now at Barça, tense situation with president Laporta unhappy with Xavi.
Xavi’s recent words on financial situation and also on Vitor Roque, key points.
? Rafa Márquez remains high on club’s list, still waiting for final decision on Xavi. pic.twitter.com/z9mTxqKUQo
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 17, 2024
Sipas Romanos, Rafa Marquez është kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Xavin nëse largohet.
Ndryshe, Barcelona ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje pasi një takim mes palëve mbetet për t’u zhvilluar. /Telegrafi/