Telegrafi

Situata e reshjeve në Shqipëri, ende qindra hektarë tokë nën ujë

Reshjet në Lezhë kanë vijuar gjatë natës, ku deri më tani qindra hektarë tokë janë nën ujë.

Kanë rënë rreth 65 mm reshje, ndërsa kuota e lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, shkruan topchannel.

Të përmbytura në zonën e Zadrimës janë 120 ha dhe në kënetën Tresh-Spiten 50 hektarë.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha të përmbytura, hidrovori Tale punon në kuotën -1.1 m, hidrovori Droje – 0.20 m, hidrovori Shllinza – 0,70 m.

Si pasojë e reshjeve në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura.

Paraqiten probleme në Alk, njësia administrative F. Kuqe, pasi është rritur prurjet e lumit Mat.

Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftohet që në orën 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe janë 600 m³/s.

Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave të shkarkimit, ndërsa në Lagunën e Patokut ka prezencë uji në biznese.

Në njoftimin e dhënë  raportohet se në të gjithë qarkun ka rreth 620 ha toke të përmbytura. Lumi Mat ka kuota të larta pas njoftimit për lëshimin e ujit.

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.