Telegrafi

Situata e medaljeve pas ditës së tetë në Paris 2024 – Kina lider, Franca në ndjekje

Ka përfunduar dita e tetë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, ku vendet në renditjen e medaljeve po ndryshojnë çdo moment.

Kosova sot garoi me atleten Gresa Bakraçi e cila ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike, pasi në disiplinën e 800 metrave ajo zuri vendin e fundit, respektivisht të tetin.

Kosova ka edhe një garuese për t’u paraqitur në Paris 2024, me Hana Beiqin e cila nesër (e shtunë) do të garojë në not 50 metra stil i lirë me fillim nga ora 10:00.

Vendi ynë pozicionohet në pozitën e 39-të në renditje me dy medalje të fituara, një të argjendtë dhe një të bronztë, që të dyja në xhudo.

Në vendin e parë mbetet Kina me 13 medalje të arta, 8 medalje të argjendta dhe 9 medalje të bronzta, pra në total 30 medalje.

Pas tyre renditet Franca me 11 medalje të arta, 12 medalje të argjendta dhe 13 medalje të bronzta, në total 36 medalje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike të Parisit

Australia është e pozicionuar e treta me 11 medalje të arta, ndërsa pas tyre në pozitat katër dhe pesë renditen SHBA-të dhe Britania me nga 9 medalje të arta.

Top 10-shen e shteteve me më së shumti medalje të fituara deri më tani e mbyllin Japonia, Republika e Koresë, Italia, Holanda dhe Kanadaja./Telegrafi/