Telegrafi

Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Janë mbyllur të gjitha garat për ditën e dytë në LO Paris 2024, ku nuk munguan befasitë dhe medaljet e shumta.

Sot Donjeta Sadiku ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike ndaj tajlandezes, Soumnek me vendimin e gjyqtarëve pas tre raundeve.

Sa i përket medaljeve, Australia ka dominuar në garat e notit dhe udhëheq renditjen medaljeve, ku me pesë sosh është në vendin e parë, pasi ka arritur tri të arta dhe dy të argjendta.

 

Në vendin e dytë janë Kina me dy të arta dhe një të bronztë, me gjithsej tri të tilla.

SHBA-të janë në vendin e tretë më pesë medalje. Një të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta.

Medalje të arta deri më tani kanë fituar edhe Franca, Belgjikë, Japonia, Kazakistani, Gjermania dhe Hong Kong. /Telegrafi/