Ditët kalojnë në afatin kalimtar të transferimeve i cili po shkon drejt përmbylljes.
L’Equipe në ballinë të numrit më të ri ka realizuar një raport të ri i cili flet për situatën e komplikuar të Mbappes.
Lojtari ishte thënë se do të kalojë së pari te Reali, para se të arrinte një marrëveshje në parim me PSG-në.
Megjithatë, problemet për Mbappen vazhdojnë që të shtohen.
Lojtari nuk mund të kalojë te PSG për shkak të dy problemeve që ekzistojnë mes tij dhe Monacos.
Është vështirësia për balancin financiar për t’iu shmangur një problemi me Fair Play Financiar dhe hezitimi i Monacos për ta shitur për shkak se dëshiron të mbetet rival i madh për titull.
Sipas të gjitha gjasave, Mbappe pritet të qëndrojë te Monaco edhe sezonin e ardhshëm ku do të ndihmojë skuadrën për të fituar titullin sërish. /Telegrafi/