Telegrafi

​Situata e kriminalitetit në Shqipëri, Rama: Në 2022, numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit

Në analizën e punës së qeverisë për vitin 2022, kryeministri, Edi Rama, ka vënë theksin edhe tek situata e kriminalitetit në vend.

Sipas tij, në vitin që lamë pas “është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve në 3 dekadat e fundit”.

Kryeministri thekson se ky është një fakt kuptimplotë, “që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit”.

“2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit. Kujtesë: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti”, shkruan kryeministri, Rama, në faqen e tij sociale Facebook.