Kosova është nikoqire e Islandës për të zhvilluar ndeshjen e pestë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Përfaqësuesja jonë në Shkodër do ta kërkojë fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese.
Nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Kosova ka barazuar në një takim, ndërsa tre të tjerë i ka humbur.
Barazimi erdhi pikërisht në debutimin historik kundër Finlandës, ndërsa golin e skuadrës sonë e shënoi Valon Berisha.
Humbjet ishin nga Kroacia (0-6), Ukraina (3-0) dhe Turqia (2-0). /Telegrafi/