Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.
Dardanët bëjnë pjesë në Grupin B të Ligës së Kombeve, ku pjesë e grupit janë edhe Rumania, Qipro dhe kundërshtari i sotëm Lituania.
Pas fitores si mysafir në Qipro, kjo ishte fitorja e dytë me radhë, që vjen po ashtu në fushë mysafire.
Aktualisht Kosova ka 6 pikë, aq as ka edhe Rumania, që ka një ndeshje më pak. Rumunët luajnë si msyafir të Qipros në mbrëmjen e sotme.
Qipro ka 3 pikë, ndërsa Lituania mbetet e fundit pa pikë.
Kosova ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në Prishtinë, ku pret Qipron. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore