Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj Republikës Çeke, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Kjo ishte ndeshja e katërt e Kosovës në grup, ku djelmoshat tanë arritën të marrin tetë pikë, me dy fitore dhe dy barazime.
Pra me tetë pikë jemi lider të grupit, duke e lënë pas Anglinë me gjashtë pikë, që ka dy ndeshje më pak.
Ajo çfarë është pozitive është se e kemi lënë prapa Çekinë me gjashtë pikë.
Mali i Zi dhe Bullgaria kanë nga dy pikë. /Telegrafi/