Site icon Telegrafi

Situata e akseve kombëtare në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të përgjithshme këtë mëngjes të situatës në akseve rrugore si pasojë e reshjeve të dendura të një nate më parë.

Sipas ARRSH në disa zona ka pasur dhe rrëshqitje dherash, ndërsa një sërë aksesh janë të kalueshme me zinxhirë.

QARKU TIRANË

Ne rrugën Qafe Priske – Shengjergj, Qafe Priske – Qafe Molle qarkullohen me zinxhirë. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhirë.

Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situate qe mund te paraqitet.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te respektojnë sinjalistiken rrugore dhe te lëvizin me shpejtësi te reduktuar, sidomos ne rrugët ku ka prezence ngricash.

QARKU DURRËS

Nuk ka problem në akset e këtij Qarku.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

QARKU ELBASAN

Në segmenin Librazhd –Steblev-Qafe Stude ka 25 cm borë, nga Togez-Qafë Studë qarkullohet me zinxhirë.

Nga degëzimi i tunelit të Krrabës deri në Gracen qarkullohet me zinxhirë, nuk ka borë por ka ngrica.

Librazhd-Kapshtice reshje të dendura bore është punuar me mjete dhe punëtorë, kalimi pa zinxhirë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe te respektojnë sinjalistikën rrugore. Kujdes të tregohet në zonat ku ka mundësi të rënies së materialeve në rrugë.

QARKU BERAT

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij Qarku.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore.

QARKU VLORE

Rreth orës 6 të mëngjesit kanë filluar reshjet e bores në Llogara që vazhdojnë të dendura dhe pa ndërprerje edhe tani. Aktualisht qarkullohet pa zinxhirë. Reshjet janë të dendura rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në orët në vijim. Në të gjitha akset kontraktoret janë ne gatishmëri.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore.

QARKU GJIROKASTER

Ne segmentin Tepelene-Gjirokastër në orën 3 te natës ka patur rrëshqitje dherash ne vendin e quajtur Uji I Ftohte, vazhdon puna për pastrimin e rrugës. Ne aksin rrugor Ura e Leklit – Permet ne piken e ndarjes te rretheve Përmet dhe Tepelene, ka ndodhur një rrëshqitje masive e shkëmbinjve nga shpati i rrugës dhe dëmtim i murit mbajtës.

Rruga është ngushtuar dhe është e kalueshme me 1 kalim.

Nga ana e kontraktorit është vendosur sinjalistika kufizuese dhe është bere lajmërimi i Komisariatit te Policisë së Permetit për të mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh te larte.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistiken rrugore.

QARKU KORCE

Ne Qarkun e Korçës, gjate gjithë natës ka patur reshje te dendura bore të cila vazhdojnë dhe në këto momente, moti i ftohtë dhe temperaturat me minus.

Është bërë kontrolli i akseve rrugore dhe po punohet ne te gjitha akset për mirëmbajtje dimërore,pastrim dhe kriposje.

Gjendja në këto momente është kjo:

1- aksi rrugore K/Boboshticë –Dardhe, trashësia shkon 50 cm shoqëruar dhe me erëra të forta , Korçë-Voskopojë, kalimi behët me zinxhirë

2-Aaksi Erseke-Carshove kalimi me zinxhirë

3-Aaksi Libonik-Lozhan-Mollagrabove kalimi me zinxhirë

4-Aksi Korçë-Erseke kalimi me zinxhirë

5-aksi K/Liqenas –Dogana Gorice kalimi behet me zinxhirë

6-Aksi K/Zemblak-K/Liqenas kalimi me zinxhirë

Trashësia e borës arrin në fushore 20-35 në malore dhe ne disa vende arrin nga 50-70 cm si rezultat i erërave të forta,ne vende si Qafa e Qarrit,Erseke-Borove,Qafa e Biglles.

Element shqetësues përbën dhe thyerja e degëve të pemëve anës rrugëve si rezultat i peshës se borës.

Kontraktorët po punojnë me kapacitetin e plote te makinerive dhe stafit.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistiken, të lëvizin me kujdes ne rruge, të përdorin zinxhirët dhe gomat e borës sidomos në orët e mëngjesit dhe ne mbrëmje, për shkak të ngricave.

QARKU FIER

Nuk ka probleme ne akset e këtij Qarku. Te gjitha akset po mbahen ne monitorim te vazhdueshëm nga kontraktoret.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te respektojnë sinjalistiken rrugore.

QARKU LEZHE

Reshje bore te pa përfillshme nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve përveç segmenteve rrugor Ura e Matit-Rrëshen Urak dhe shpal-Reps ku trashësia e bores arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te respektojnë sinjalistiken rrugore.

QARKU KUKES

Ka reshje te dendura borë rruga Milot- Rreshen-Tuneli Thirrës-Morinë (Rruga e Kombit) janë marr masat e kalueshme pa zinxhir. Rrugët Qafe Mali –Fierzë. Kukës – Bushtrice te kalueshme me zinxhirë Rruga e Valbonës e kalueshme pa zinxhir.

Bajram Curri-Valbon 30 -40 cm bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj ka 15-20 cm bore, qarkullimi pa zinxhirë

Bajram Curri –Kam ka 25 cm bore. Qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë

Rruga Kukës- Bushtrice- K/Domaj-Rec ka 25-30 cm bore, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë

Rruga Shote Galica-Qendër Kukës-Krume 20-25 cm bore, qarkullimi pa zinxhirë

Krum-Qafe Prush-Plepa-Kam 20-25 cm bore, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te respektojnë sinjalistiken, te lëvizin me kujdes ne rruge, te përdorin zinxhirët dhe gomat e bores sidomos ne orët e mëngjesit dhe ne mbrëmje, për shkak te ngricave.

QARKU DIBER

Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Klos-Bulqize-Peshkopi reshjet e bores shoqërohen edhe me era te forta qe bëjnë grumbullimin e bores ne rruge.

Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm bore qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Ne akset e këtij qarku trashësia e bores arrin ne 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhirë.

Kontraktorët kane punuar gjate natës dhe po vazhdon puna për pastrim dhe kriposje.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te respektojnë sinjalistiken, te lëvizin me kujdes ne rruge, te përdorin zinxhirët dhe gomat e bores sidomos ne orët e mëngjesit dhe ne mbrëmje, për shkak te ngricave.

QARKU SHKODER

Shkoder-Hani Hotit reshje te pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka ne segmentet Vau Dejes-Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin.

Ne zonën Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqërohet me ere te forte. Ne disa zona ne Qafe Mali trashësia shkon 1.5-2m. Trashësia normale ne gjithë këto zona është rreth 80 cm.

Ne segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj –Razem rreth 5cm bore qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

K/Hadroj-Q/Bene-Rrëshen rreth 10 cm bore rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm bore, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhirë .

Të gjithë kontraktohet janë ne gatishmëri për situatat qe mund te paraqiten.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te respektojnë sinjalistiken rrugore, sidomos ne orët e mëngjesit dhe në mbrëmje, për shkak te ngricave. /Telegrafi

Exit mobile version