Site icon Telegrafi

Situata me COVID-19, Veliu thërret takimin e Grupit ndër-institucional për menaxhimin e incidenteve

Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator i Grupit Ndër- Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), Agim Veliu, do të mbajë takimin e radhës  me përfaqësues të këtij grupi për të diskutuar rreth situatës aktuale me pandeminë COVID-19.

Takimi do të mbahet sot nga ora 14:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njoftoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687.

Instituti thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”. /Telegrafi/

Exit mobile version