Joe Biden është në një epërsi të lehtë sa i përket votave elektorale kundrejt rivalit, Donald Trump.
Demokrati ka fituar 238 vota elektorale gjersa republikani 213 sosh. Megjithatë, presidenti aktual ka fituar në 22 shtete gjersa Biden në 19 sosh, në dy prej shteteve votat ndahen në mes të dy kandidatëve, varësisht prej votës popullore tv atyre vendeve, transmeton Telegrafi.
Por, si qëndron situata aktuale në vendet kryesore ku nuk është deklaruar fitorja?
Sipas të dhënave të fundit, Trump po udhëheq në katër prej gjashtë shteteve kryesore amerikane gjersa Biden në dy prej tyre.
Georgia – Donald Trump kryeson me 50.5 për qind, Joe Biden ka 48.3 për qind. 94 për qind e votave të numëruara. Shteti sjell 16 vota elektorale.
Karolina e Veriut – Donald Trump kryesin 50.1 për qind, Joe Biden ka 48.7 për qind. 94 për qind e numëruar. Shteti sjell 15 vota elektorale.
Pensilvania – Donald Trump kryeson me 55.7 për qind, Joe Biden 43.1 për qind. Numërohen 64 për qind. Shteti sjell 20 vota elektorale.
Michigan – Donald Trump kryeson me 52.6 për qind, Joe Biden ka 45.8 për qind. Numërohen 75 për qind. Shteti sjell 16 vota elektorale.
Wisconsin – Joe Biden 49.4, Donald Trump ka 49.1. (Më parë Donald Trump kishte 51.1 për qind, Joe Biden 47.4 për qind). 95 për qind e votave janë numëruar. Shteti sjell 10 vota elektorale.
Nevada – Joe Biden kryeson me 50.1 për qind, Donald Trump ka 47.8 për qind. Numërohen 67 për qind e votave. Shteti sjell gjashtë vota elektorale.
Ndryshe, president zgjidhet kandidati që i siguron 270 vota elektorale. /Telegrafi/