Për këtë arsye, zyrtarët Komunal në Mitrovicë, kanë bërë të ditur se kanë qenë në gjendje gatishmërie gjatë tërë natës dhe kanë intervenuar në disa lokacione.
Ata kanë shtuar se shërbimet përkatëse komunale janë në gjendje gatishmërie dhe se do t’iu dilet në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë, të rrezikuara nga dalja e shtratit të lumit Sitnicë.
Sipas tyre, bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, gjithashtu ka qenë në nivel. /Telegrafi/