Telegrafi

“Sitigrup” parashikon rënie të mëtejshme të vlerës së euros

Euroja në tre muajit e fundit u dobësua në krahasim me dollarin për rreth 12,5 për qind dhe për momentin në bazën indikative devizore në Londër kushton afërsisht 1.2650 dollarë.

Maksimumin historik krahasuar me dollarin amerikan, euroja e kishte në prill, kur në bursën e Londrës vlente mbi 1,61 dollarë, por verës menjëherë filloi të dobësohet, posaçërisht prej se kriza financiare nga SHBA-ja u "derdh" në Evropën Perëndimore.

BQE-ja, siç parashikojnë ekonomistët, nesër duhet ta zvogëlojë shkallën kamatore referente bazë për 50 për qind pikë, në 2,75 për qind.

Ekspertët e "Sitigrup"-it megjithatë parashikuan se BQE-ja ndoshta do të përcaktohet për zvogëlim akoma më të madh të kamatës bazë, prej 0,75 për qind, për shkak se, siç theksojnë, në kushte të rënies së mirëbesimit afarist, në rritje të papunësisë dhe zvogëlimit të inflacionit në zonën e euros, të domosdoshme janë "masa më vendimtare"