Site icon Telegrafi

Sitet kulturore në Shqipëri pritën më shumë se 1.2 milionë vizitorë në 10 muaj

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 1,229,195 vizitorë gjatë periudhës janar-tetor 2024.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau statistikat sa i përket këtij 10-mujori që krahasuar me një vit më parë ka një rritje prej 34%, ku 61% e vizitorëve janë turistë të huaj.

5 destinacionet më të preferuara prej vizitorëve janë: Kalaja Gjirokastër – 248,890 vizitorë, Parku Arkeologjik Butrint – 195,216 vizitorë, Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë – 160,402 vizitorë, Parku Arkeologjik Shkodër – 146,541 vizitorë, dhe Parku Arkeologjik Apolloni – 117,325 vizitorë.

Numri i vizitorëve në muzetë kombëtarë arriti në 422, 020, ndërsa në parqet arkeologjike 478,769 persona. Të gjitha këto vizita gjeneruan të ardhura të cilat llogariten në 443,906,770 lekë, 40% më shumë se të ardhurat e vitit 2023.

“Shpirti i Shqipërisë është i gjallë në këto monumente, ku historia takohet me të tashmen dhe përcillet ndër vizitorët dhe brezat e të ardhmes”, shkroi ministri Gonxhja. /Telegrafi/

Exit mobile version